FBI nis hetimet për të shtënat në shkollën e Minneapolis: Akt terrorizmi dhe krim urrejtjeje ndaj katolikëve

FBI nis hetimet për të shtënat në shkollën e Minneapolis: Akt terrorizmi dhe krim urrejtjeje ndaj katolikëve

22:06, 27/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

FBI po heton ngjarjen e të shtënave në shkollën e Minneapolis në SHBA, si një akt terrorizmi të brendshëm dhe krim urrejtjeje, me qëllim sulmin ndaj katolikëve.

Drejtori i agjencisë, Kash Patel, në një postim në X, njoftoi se janë regjistruar 2 viktima, një fëmijë 8-vjeçar dhe një 10-vjeçar.

Përveç tyre, 14 fëmijë dhe 3 të rritur janë plagosur, ndersa është identifikuar dhe autori.

“Janë regjistruar 2 viktima, një fëmijë 8-vjeçar dhe një 10-vjeçar. Përveç tyre, 14 fëmijë dhe 3 të rritur janë plagosur. Sulmuesi është identifikuar si Robin Westman, një mashkull i lindur me emrin Robert Westman. FBI do të vazhdojë të informojë publikun për hetimet në vazhdim sa më shpejt të jetë e mundur”, njoftoi Patel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco