Të shtënat në shkollën në SHBA, Presidenti Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmë shtizë për nder të viktimave

Të shtënat në shkollën në SHBA, Presidenti Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmë shtizë për nder të viktimave

21:44, 27/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një dekret presidencial në nder të viktimave të të shtënave të sotme në një shkollë në Minesota të SHBA-ve.

Sipas mediave të huaja, Presidenti, i cili i përshkruan të shtënat si "akte të pakuptimta dhune", ka urdhëruar gjithashtu që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë SHBA-në të ulen në gjysmështizë.

Flamujt në ambasadat, bazat ushtarake dhe anijet amerikane do të ulen gjithashtu në gjysmë-shtizë.

Sipas shpalljes, mësohet se Urdhri do të mbetet në fuqi deri në perëndim të diellit, më 31 gusht 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco