Turqia dënon njohjen e gjenocidit armen nga Netanyahu

Turqia dënon njohjen e gjenocidit armen nga Netanyahu

17:01, 27/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Turqia dënoi sot njohjen e gjenocidit armen nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se qëllimi i tij ishte të mbulonte krimet e kryera në Rripin e Gazës nga ushtria izraelite.

“Deklaratat e Netanyahut në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 janë një përpjekje për të shfrytëzuar tragjeditë e së kaluarës për përfitime politike”, tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.

Netanyahu pranoi dje gjenocidin armen, në një podcast amerikan, të transmetuar në mbrëmje, i pari podcast për një kryetar qeverie izraelite.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco