Lajmi i fundit

Përplasje fizike në sallën e Gjykatës së Posaçme, të pandehurit konfliktohet brenda kafazit të xhamit

Kremlini kërcënon: S’pranojmë forcë paqeruajtëse të lidhur me NATO-n në Ukrainë

Kremlini kërcënon: S’pranojmë forcë paqeruajtëse të lidhur me NATO-n në Ukrainë

14:37, 27/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rusia nuk do të pranojë një forcë paqeruajtëse të lidhur me NATO-n në Ukrainë, u ka thënë gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Peskov ka thënë se Moska i sheh diskutimet e tilla si negative.

"Nuk ka ushtri evropiane, ka ushtri të vendeve specifike - dhe shumica e këtyre vendeve janë anëtare të NATO-s", ka thënë ai. Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme se çfarë garancish sigurie mund t'i lejojë Moska Ukrainës. Peskovi ka përsëritur gjithashtu qëndrimin e Moskës se bisedimet e paqes midis dy palëve nuk mund të kalojnë në "një nivel më të lartë" derisa të hidhen themelet për një marrëveshje, duke hedhur poshtë mundësin e një takimi të afërt në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Një takim midis dy udhëheqësve ka qenë një qëllim afatgjatë për presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco