Qeveria spanjolle po propozon një sërë masash për të përshpejtuar dëmshpërblimin e personave të prekur nga zjarret shkatërruese të ditëve të fundit.
Qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e prekura me qëllim përshpejtimin e shpërndarjes së burimeve, vazhdimin e përjashtimeve nga taksat dhe marrjen e masave të tjera të ndryshme për të mbështetur banorët.
"Për t'ju dhënë një ide për shkallën e tragjedisë, gjendja e fatkeqësisë natyrore mbulon 16 nga 17 rajonet e Spanjës," vuri në dukje qeveri, pasi vendimi ka të bëjë edhe me zonat e prekura nga përmbytjet në fillim të verës.
Zjarret në pyje që përfshiu Spanjën në gusht sipas qeverisë përbëjnë një nga katastrofat më të mëdha mjedisore që vendi ka pësuar vitet e fundit. Me 15 zjarre të mëdha që ende digjen në vend, është e qartë se Sapnja po përballet me një nga katastrofat më të mëdha mjedisore.
Ministri i Brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlasca në një konferencë për shtyp tha dëmi në infrastrukturë është padyshim i madh duke vënë në dukje se katër persona kanë vdekur dhe më shumë se 3.5 milionë hektarë janë shndërruar në hi.
© SYRI.net