Presidenti Donald Trump deklaroi sot se administrata e tij do të kërkojë dënimin me vdekje për çdo rast vrasjeje që ndodh në kryeqytet.
“Kushdo që vret dikë në kryeqytet, dënohet me vdekje. Dënim me vdekje, dënim me vdekje,” tha Trump gjatë një takimi me anëtarët e kabinetit të tij.
Ai shtoi se kjo është një masë “shumë e fortë parandaluese” dhe se nuk sheh zgjidhje tjetër për të adresuar kriminalitetin në Uashington.
Trump theksoi se masa do të zbatohet vetëm në Uashington, DC, ndërsa shtetet do të vendosin për politikat e tyre për dënimin me vdekje.
Ekspertët paralajmërojnë se zbatimi i dekretit mund të jetë i komplikuar, pasi Uashingtoni nuk ka aktualisht dënimin me vdekje, ndërsa prokurorët lokalë punojnë nën autoritetin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, duke krijuar sfida ligjore për ekzekutimin e vendimit presidencial.
© SYRI.net