Sulmet ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit: 35 të plagosur dhe dy viktima

Sulmet ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit: 35 të plagosur dhe dy viktima

20:06, 24/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Numri i të plagosurve nga sulmet ajrore izraelite në kryeqytetin jemenas, Sanaa, ka arritur në 35, ndërsa dy persona kanë humbur jetën, sipas raportimeve të kanalit Al Masirah, që kontrollohet nga rebelët Huthë.

Sipas kanaleve lokale, Izraeli ka nisur një seri sulmesh ajrore ndaj objektet energjetike të Sanaas, duke goditur stacionin e furnizimit me karburant të Kompanisë së Naftës Jemen (YPC) dhe termocentralin Haziz.

Një burim i Al Masirah në Ministrinë e Mbrojtjes të Huthëve tha se forcat ajrore të rebelëve kanë zmbrapsur shumicën e avionëve të Forcave Ajrore Izraelite, duke i detyruar ata të largoheshin nga hapësira ajrore e Jemenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco