Shatërvan llave në Hawai, shpërthen vullkani Kilauea, një nga më aktivët në botë

Shatërvan llave në Hawai, shpërthen vullkani Kilauea, një nga më aktivët në botë

11:41, 24/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vullkani Kilauea në Hawai është aktivizuar së fundmi ndërsa llava e tij ka shpërthyer 30 metra në ajër në formën e një shatërvani. 

Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë shpërthimin e vullkanit Kilauea, i cili ndodhet në Ishullin e Madh të Havait, për të 31-tën herë në më pak se një vit, duke e bërë atë një nga vullkanet më aktivë në botë.

Llava e freskët filloi të shpërthente nga vullkani rreth orës 14:04 sipas orës lokale (01:04 BST). Aktiviteti i vullkanit monitorohet nga afër ndërsa nuk kërcënon asnjë zonë të banuar deri tani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco