Deklarata e papërgjegjshme e Bolton, një tjetër përpjekje e dështuar për të goditur Trump?

Deklarata e papërgjegjshme e Bolton, një tjetër përpjekje e dështuar për të goditur Trump?

14:28, 23/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zhvillim i fundit në SHBA ka rikthyer në vëmendje një sërë dinamikash të brendshme mes ish-bashkëpunëtorëve të Donald Trump. Një hetim i hapur vite më parë mbi dokumente të klasifikuara, i cili sipas zyrtarëve amerikanë ishte pezulluar nga administrata Biden “për arsye politike”, është rikthyer në fokusin e mediave. Bastisja e FBI-së ka ngritur pikëpyetje mbi motivet e këtij veprimi, teksa në rrjetet sociale është shpërndarë mesazhi i qartë: “ASKUSH nuk është mbi ligjin… Agjentët e FBI-së në mision.”

Ndërkohë që agjentët ndodheshin brenda banesës së tij, vëmendjen e mori një postim i John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare të Trump, i cili në orën 7:32 publikoi në X një mesazh kritik ndaj qëndrimit të Trump për luftën në Ukrainë. Ky postim, i bërë pikërisht në momentin e bastisjes, ka nxitur dyshime nëse ishte i programuar më herët apo i lidhur qëllimisht me zhvillimet për të përfituar nga situata.

Por më e bujshme është një video e risjellë në qarkullim, ku Bolton dëgjohet të bëjë një deklaratë të habitshme e aspak serioze. Ai përpiqet të shpjegojë motivet e Trump për marrjen e dokumenteve të klasifikuara, duke thënë: “Ai i pëlqente gjërat interesante, i shihte dhe donte t’i merrte… Disa ditë i pëlqente të hante shumë patate të skuqura, disa ditë merrte dokumente të klasifikuara.”

Kjo deklaratë, e krahasuar nga vetë Bolton me ushqimin e shpejtë, është interpretuar gjerësisht si dëshmi e mungesës së seriozitetit dhe e një përpjekjeje për ta banalizuar çështjen. Ndërsa Trump mbetet në qendër të debatit politik me mbështetje të fortë nga elektorati republikan, kritikat e Bolton po shihen gjithnjë e më tepër si fjalë të një ish-zyrtari të zhveshur nga rëndësia dhe me motive personale për të sulmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco