Donald Trump nuk ndalet në të gjitha frontet, qoftë në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme, teksa së fundmi ka njoftuar vendosjen e tarifave për mobiljet që hyjnë në SHBA.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se po kryejmë një hetim të madh tarifor për mobiljet që vijnë në Shtetet e Bashkuara” – tha ai.
“Hetimi do të përfundojë brenda 50 ditëve të ardhshme dhe mobiljet që vijnë nga vende të tjera dhe të destinuara për në Shtetet e Bashkuara do t’i nënshtrohen tarifave doganore me një normë që ende nuk është përcaktuar”, përfundoi Donald Trump në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
© SYRI.net