Trump: T’i bësh të takohen Putini dhe Zelensky është si të përziesh vajin me uthullën

Trump: T’i bësh të takohen Putini dhe Zelensky është si të përziesh vajin me uthullën

18:37, 22/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se do të shihte nëse Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të punonin së bashku për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Do të shohim nëse Putin dhe Zelensky do të punojnë së bashku.'

E dini, ata janë si vaji dhe uthulla. Ata nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, për arsye të qarta”, tha presidenti i SHBA-së gjatë një bisede të shkurtër me gazetarët.

Trump tha gjithashtu se nuk ishte i sigurt nëse duhej të merrte pjesë në një takim që po përpiqej të organizonte midis Putinit dhe Zelensky-t, pas bisedimeve të fundit me Putinin në Alaska.

Megjithatë, siç vuri në dukje, ai do të preferonte të mos merrte pjesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco