Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se nuk ekziston asnjë plan për një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Nuk ka asnjë takim të planifikuar… Putini është gati të takohet me Zelenskyn kur të jetë gati axhenda për atë samit. Dhe kjo axhendë nuk është absolutisht gati”, tha Lavrov në një intervistë për televizionin amerikan NBC, e publikuar sot.
Diplomati rus, duke folur edhe për samitin Rusi-SHBA të mbajtur në Alaska dhe për procesin e zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë, theksoi se Moska ka pranuar të tregojë fleksibilitet mbi disa çështje të ngritura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Presidenti Trump propozoi disa pika pas Anchorage, për të cilat ndajmë të njëjtin mendim, dhe për disa prej tyre ramë dakord të tregojmë pak fleksibilitet”, shtoi Lavrov.
Takimi mes presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së u zhvillua në Alaska më 15 gusht. Pas tij, Trump priti në Shtëpinë e Bardhë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe përfaqësues të lartë të vendeve evropiane.
© SYRI.net