Dy ishujt Diomede – Dy Botë, 4 kilometra larg fizikisht - 21 orë në kohë

15:00, 22/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në mes të Oqeanit Arktik, aty ku ngushtica e Beringut ndan Rusinë nga Shtetet e Bashkuara, qëndrojnë dy ishuj të vegjël, por me një histori të madhe: Big Diomede dhe Little Diomede.

Big Diomede (Ishulli i Madh) i përket Rusisë. Aty nuk jetojnë banorë vendas, por është bazë ushtarake.

Image

Little Diomede (Ishulli i Vogël) është pjesë e Alaskës, SHBA, dhe aty jeton një komunitet i vogël inuitësh.

Ajo që i bën këta ishuj unikë është fakti se mes tyre kalon Vija Ndërkombëtare e Datës. Kjo do të thotë se, megjithëse ndodhen vetëm 4 km larg njëri-tjetrit, ishulli rus është 24 orë përpara atij amerikan. Për këtë arsye quhen shpesh edhe “Ishujt e së Djeshmes dhe të Nesërmes”.

Image

Një vend ku gjeografia dhe koha krijojnë një kontrast të pazakontë: në njërin sheh të ardhmen, në tjetrin të tashmen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco