SHBA ndalon përkohësisht vizat për shoferët e huaj të kamionëve, Rubio: Rrezikojnë jetët e amerikanëve

SHBA ndalon përkohësisht vizat për shoferët e huaj të kamionëve, Rubio: Rrezikojnë jetët e amerikanëve

08:32, 22/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qeveria amerikane njoftoi të enjten se pezulloi deri në një njoftim të dytë lëshimin e vizave të punës për shoferët e huaj të kamionëve, duke i akuzuar ata se “vënë në rrezik jetën e amerikanëve” në rrugët e Shteteve të Bashkuara.

“Ne pezullojmë çdo dhënie vize pune për shoferët e huaj të kamionëve me efekt të menjëhershëm”, deklaroi përmes platformës X sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili mban njëkohësisht edhe postin e këshilltarit për sigurinë kombëtare.

“Numri në rritje i shoferëve të huaj që drejtojnë kamionë të mëdhenj me rimorkio në rrugët amerikane rrezikon jetën e qytetarëve tanë dhe dëmton mirëqenien e shoferëve amerikanë”, shtoi Rubio.

Ai nuk dha shifra konkrete për të mbështetur këto pretendime, duke përsëritur megjithatë argumente të cilat i përdorin shpesh mbështetësit e presidentit republikan Donald Trump dhe të politikës së tij “Amerika e para”.

Administrata Trump ka pretenduar më herët se shumë nga shoferët e huaj që punojnë në SHBA nuk flasin apo lexojnë anglisht dhe për këtë arsye nuk janë në gjendje të kuptojnë sinjalistikën rrugore apo të respektojnë kodin e qarkullimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco