Sulm terrorist në Kolumbi përpara bazës ajrore, 5 persona të vdekur dhe 36 të plagosur pas shpërthimit të një bombe

Sulm terrorist në Kolumbi përpara bazës ajrore, 5 persona të vdekur dhe 36 të plagosur pas shpërthimit të një bombe

07:22, 22/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Shpërthimi i një automjeti të mbushur me një sasi të madhe eksplozivësh përpara një baze ajrore në Cali (jugperëndim), qyteti i tretë më i madh i Kolumbisë, vrau të paktën pesë persona dhe plagosi 36 të tjerë.  Sipas deklaratave të policisë një bombë shpërtheu pranë bazës ushtarake Marco Fidel Suarez. 

Duke dhënë një deklaratë për shtypin, kryebashkiaku i Cali-t, Eder, e përshkroi sulmin si një sulm narko-terrorist. Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë njerëz në terren ndërsa ekipet e shpëtimit ofrojnë ndihmën e parë, një kamion në flakë, disa automjete të tjera të dëmtuara dhe dritare të thyera.

Në qershor, një fraksion disident i ish-FARC-ut, Shtabi i Përgjithshëm Qendror (EMC), mori përgjegjësinë për një seri shpërthimesh me bomba dhe sulmesh të tjera në dhe përreth Calit, të cilat rezultuan në vdekjen e shtatë personave, pesë civilëve dhe dy oficerëve të policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco