VIDEO/ Brahaj: Turqia rol vendimtar për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, Europa nuk është e orientuar

15:20, 21/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari shqiptar në Izmir të Turqisë, Sokol Brahaj, i ftuar në edicionin e Pasdites në Syri TV me Edvin Parrucën, u shpreh se konflikti në Ukrainë po sjell humbje si për Europën ashtu edhe për Rusinë. Sipas tij, fati i Ukrainës do të jetë në duart e Europës, megjithëse vetë Europa nuk është ende e orientuar se çfarë rrugë do të ndjekë.

Brahaj theksoi se Turqia ka një rol vendimtar për shkak të pozitës së saj gjeostrategjike. Ai kujtoi se vendi kontrollon ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve, duke u bërë ura lidhëse mes Detit të Zi dhe Mesdheut. “Turqia e ka çelësin kryesor, është çelësi i Pandores”, tha ai.

Në analizën e tij, gazetari nënvizoi se Turqia nuk ka lejuar kalimin e anijeve të mëdha luftarake, pavarësisht trysnisë së madhe nga Rusia dhe SHBA. Megjithatë, si vend anëtar i NATO-s, Ankaraja ka mbajtur një rol neutral, duke arritur disa suksese diplomatike, përfshirë marrëveshjen e drithërave ukrainase që ende mbetet në fuqi.

“Turqia, mesa duket, do të luajë me dy anë, sepse është komshi me konfliktin, ndryshe nga Amerika që është mijëra kilometra larg”, u shpreh Brahaj.

Brahaj:

Po humb edhe Europa, po ashtu edhe Rusia dhe automatikisht dy rivalë që janë me të vërtetë rivalë kryesorë. Fati i Ukrainës në fakt do të jetë në duart e Europës, por edhe Europa nuk është aq e orientuar sesi dhe çfarë do të bëjë.

Turqia është e interesuar sepse ndikohet direkt nga të dyja anët, qoftë nga Ukraina edhe nga Rusia, sepse i ka komshi të dy në Detin e Zi, ngushticën e Bosforit dhe ngushticën e Dardaneleve, dhe në fakt Turqia e ka çelësin kryesor, është çelësi i Pandores, e shkon nga Deti i Zi në Mesdhe dhe anasjelltas.

Për këtë, nëse i referohemi viteve të luftës Rusi–Ukrainë, Turqia nuk ka lejuar, edhe pse ka pasur një trysni të madhe nga Rusia po ashtu edhe nga Amerika, që të kalojnë anijet e mëdha luftarake, qoftë të NATO-s, qoftë edhe të Rusisë, që të kalojnë në Mesdhe.

Turqia ka mbajtur një rol neutral, por nuk duhet harruar që Turqia është anëtare e NATO-s.

Ka insistuar Rusia të ketë një armëpushim gjatë gjithë kohës, ku në fakt, në tavolinën e diplomacisë, Turqia shumë herë ka arritur sukses në këtë, qoftë në marrëveshjen e drithërave që ende është në fuqi, ende kalojnë drithërat ukrainas dhe nga Bosfori kalojnë në Mesdhe.

Turqia, mesa duket, do të luajë me dy anë, sepse është komshi, nuk është si Amerika që është mijëra kilometra larg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco