Në Pentagon është zhvilluar “Sfida e Pitit dhe Bobit”, një nismë e prezantuar nga Pete Hegseth dhe Robert Kennedy me synim nxitjen e të rinjve amerikanë drejt një jete më të shëndetshme dhe më aktive. Sfida konsiston në kryerjen e 100 pompave dhe 50 ngritjeve brenda 10 minutave, ndërsa ushtarakë të pranishëm e përfunduan edhe në më pak se 3 minuta. Organizatorët theksuan se iniciativa synon jo vetëm gjendjen fizike individuale, por edhe një forcë luftarake më të fortë dhe të gatshme.
“Le ta bëjmë Amerikën të shëndetshme,” – u shpreh Robert Kennedy, ndërsa Pete Hegseth shtoi me entuziazëm: “Amin. Edhe një!”
Pete Hegseth: Jemi në brendësi të Pentagonit për Sfidën e Pitit dhe Bobit. Mendoj se kjo ishte ideja jote, ndaj të fajësoj ty. Por kjo është për ta bërë Amerikën sërish të shëndetshme. Do të jemi në formë, jo të shëndoshë. Duam rekrutë që janë gati të përballen me sfidën. Çfarë do të bëjmë sot, Bobi?
Robert Kennedy: Unë e Piti do të japim kontributin tonë dhe do të inkurajojmë të rinjtë amerikanë ta bëjnë këtë sfidë. Sfida është të bësh 100 pompa dhe 50 ngritje, në çfarëdo radhitjeje të duash, brenda më pak se 10 minutash.
Pete Hegseth:
Pra, 5 minuta është standardi më i lartë që duam të arrijmë?
Robert Kennedy:
Unë s’do të mundem ta bëj.
Pete Hegseth:
Kemi sulmin e peshkaqenit të Sekretarit të Mbrojtjes. Mund të bësh më mirë, reinxher Tomi! Forca! Bëje vendin tënd krenar! Nënkolonele Gonzalesi, për sa e përfundove sfidën?
Gozales:
3.56.
Pete Hegseth:
3.56. 3 minuta e 24 sekonda. Rreshteri i artilerisë Prins, Rreshter i artilerisë Hains, për sa?
Hines:
2.43.
Pete Hegseth:
2.43.
Robert Kennedy:
Do të hedhësh një sfidë për Shonin?
Pete Hegseth:
Po, do ta bëj pak për anën ushtarake. Le të sfidojmë kreun Shtabit të Përbashkët, Reizing Kein. Dhe më pas mikun tim në televizion, Uill Keinin. Si thua për Sfidën e Pitit dhe Bobit? 100 pompa, 50 ngritje. Por shpresojmë që ju amerikanë ta merrni këtë sfidë e ta përcillni më tej, që të jemi gati të jemi në formën që na duhet, të jemi të shëndetshëm dhe të kemi një forcë luftarake të shëndetshme. Bëjeni!
Robert Kennedy:
Le ta bëjmë Amerikën të shëndetshme.
Pete Hegseth:
Amin. Edhe një! Po!
© SYRI.net