Një këngëtar i njohur meksikan është ekzekutuar në një parking në Meksikën perëndimore. Këngëtari i grupit Enigma Norteño, Ernesto Barajas u ekzekutua nga persona të armatosur që udhëtonin me motoçikletë. Një tjetër person mbeti i vrarë nga sulmi dhe një grua u plagos në këmbë.
Në maj, pesë anëtarë të grupit Fugitivo u vranë në shtetin e Tamaulipas. Repertori i grupit Enigma Norteño përfshin një këngë kushtuar Nemesio Oseguera-s, udhëheqësit të kartelit New Generation of Jalisco (NGJ), një nga bandat më të frikshme të trafikimit të drogës në Meksikë.
Një këngë tjetër, e titulluar “Los Chapitos”, i referohet djemve të Joaquín “El Chapo” Guzmán, një ish-udhëheqës i kartelit Sinaloa i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.
🔴🚨 #Nacional| Ernesto Barajas, fundador y vocalista de Enigma Norteño, fue asesinado a balazos en Zapopan, Jalisco; la Fiscalía estatal investiga el ataque que también dejó un acompañante muerto y una joven herida. pic.twitter.com/edjDueOkNo
— La Jornada Tlaxcala (@JOrienteTlax) August 20, 2025
Banda të ndryshme meksikane paguajnë muzikantë për të kompozuar dhe interpretuar këngë që i lavdërojnë ata. Artistët më pas e gjejnë veten të përfshirë në konflikte midis karteleve. Ernesto Barajas mësohet ka marrë më parë kërcënime nga CNG. Hetimet po vazhdojnë nga policia për të kapur autorët.
© SYRI.net