Sulm kibernetik në Belgjikë, prek 850,000 përdorues të telekomunikacionit

Sulm kibernetik në Belgjikë, prek 850,000 përdorues të telekomunikacionit

20:13, 20/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Operatori belg i telekomunikacionit Orange bëri të ditur sot se ka zbuluar një sulm kibernetik në fund të korrikut, i cili lejoi akses në një pjesë të të dhënave të rreth 850,000 përdoruesve të tij.

Sipas kompanisë, nuk janë kompromentuar fjalëkalimet, adresat e email-it apo të dhënat bankare të klientëve, por hakeri arriti të hyjë në një nga sistemet e IT-së që përmbante mbiemrat, emrat, numrat e telefonit, numrat e kartave SIM, kodet PUK dhe planet tarifore.

Orange Belgium u ka bërë thirrje klientëve të saj që të jenë të kujdesshëm ndaj çdo komunikimi të dyshimtë që mund të lidhet me këtë ngjarje.

Kompania, e cila është një degë e grupit francez Orange, deklaroi gjithashtu se sulmi është raportuar tek autoritetet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco