Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar premtimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur shtetin palestinez, duke e cilësuar si një nxitje të antisemitizmit në Francë. Në një letër drejtuar Macronit, Netanyahu shkroi se vendimi i Francës “shpërblen terrorin e Hamasit” dhe “i trimëron ata që kërcënojnë hebrenjtë francezë”.
Përgjigjja franceze erdhi përmes një deklarate zyrtare, ku u theksua se akuzat e Netanyahut janë “të gabuara, të ndyra dhe nuk do të mbeten pa përgjigje”. Zyrtarët francezë theksuan se dhuna kundër komunitetit hebraik është e papranueshme dhe se Franca do të vazhdojë të mbrojë qytetarët e saj hebrenj.
Tensionet janë përshkallëzuar që nga njoftimi i Macronit se Franca synon të njohë zyrtarisht shtetësinë palestineze në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. Incidentet antisemitike në Francë janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke përfshirë sulme fizike, kërcënime dhe vandalizëm ndaj institucioneve hebraike.
Kritika ndaj Netanyahut ka ardhur edhe nga Ministri i Francës për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, i cili theksoi se antisemitizmi nuk duhet të instrumentalizohet dhe mbrojti qëndrimin e Francës ndaj komunitetit hebre.
Premtimi i Macronit u pasua nga premtime të ngjashme për njohjen e Palestinës nga Britania, Kanadaja dhe Australia, megjithëse me rezerva. Kryeministri australian Anthony Albanese hodhi poshtë akuzat e Netanyahut, duke theksuar se bashkëpunimi me udhëheqësit e tjerë bëhet në mënyrë diplomatike dhe me respekt.
Tensionet midis Izraelit dhe vendet europiane për çështjen palestineze pritet të mbeten në qendër të debatit ndërkombëtar, ndërsa Franca dhe Australisë kanë konfirmuar qëndrimet e tyre për njohjen e shtetit palestinez.
© SYRI.net