Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar Budapestin si vend për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, me ndërmjetësimin e kryeministrit hungarez Viktor Orbán.
Por kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, e ka kundërshtuar idenë, duke e cilësuar një “ironi historike”, pasi në kryeqytetin hungarez u nënshkrua Memorandumi i Budapestit më 1994, ku Ukraina hoqi dorë nga armët bërthamore në këmbim të garancive të sigurisë që më pas u shkelën nga Rusia.
“Ndoshta jam supersticioz, por këtë herë do të përpiqesha të gjeja një vend tjetër”, tha Tusk.
Si alternativa të tjera për bisedimet përmenden Vjena dhe Doha, ndërsa Putin ka sugjeruar edhe Moskën.
Budapest? Not everyone may remember this, but in 1994 Ukraine already got assurances of territorial integrity from the US, Russia and the UK. In Budapest. Maybe I’m superstitious, but this time I would try to find another place.
— Donald Tusk (@donaldtusk) August 20, 2025
© SYRI.net