Copa xhami gjithandej/ Çifti amerikan shpëton mrekullisht, një makinë përfundon brenda restorantit në Teksas

Copa xhami gjithandej/ Çifti amerikan shpëton mrekullisht, një makinë përfundon brenda restorantit në Teksas

07:38, 20/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy influencera kanë shpëtuar mrekullisht nga një aksident teksa ata po hanin në një restorant në Teksas.

Dyshja ndodheshin në një restorant dhe po xhironin një video teksa shijonin ushqimin e tyre.

Nina Unrated (real name Nina Santiago) and Patrick Blackwood are food reviewers and social media influencers known for their content creation.
On August 17, 2025, an SUV crashed through the glass wall of Cuvee Culinary Creations in Houston, Texas, while a food review video was…
pic.twitter.com/ADHvP6OWH2

— T_CAS videos (@tecas2000) August 19, 2025 ">Fatmirësisht nuk ishte kafshata e tyre e fundit pasi menjëherë sapo nisin të hanë një makinë fluturon brenda në lokal duke thyer xhamin dhe përplasur tavolinën e tyre.

Nina Santiago postoi pamjet e këtij incidenti të cilat u bënë virale në rrjet. Patrick Blackwood së bashku më Santiago shpëtuan pa dëmë serioze ndërsa nga pamjet duken teksa largohen nga karriget e tyre të mbuluar me copa xhami.

Restoranti ripostoi videon në Instagram Stories, duke shkruar: “Ishte një fundjavë e çmendur në Cuvée’s. Thjesht falënderojmë Zotin që të gjithë jemi të sigurt!”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco