Ikja e një papagalli besohet se ka shkaktuar grindjen që u përshkallëzua të hënën në mbrëmje, duke kulmuar me vrasjen e një inspektori të policisë në Napoli të Italsië.
Mediat vendase raportojnë se Ciro Luongo, 58 vjeç u godit me thikë në zemër nga djali i partneres së tij.
Të dy kishin pasur një mosmarrëveshje të gjatë dhe të hënën në mbrëmje, grindja kulmoi me vrasjen.
Sipas mediave fqinje, 21-vjeçari Roberto Marchese iku pas krimit dhe u arrestua më vonë.
Policia zbuloi gjithashtu mori në pyetje edhe djalin e oficerit të policisë së vrarë dhe partneren e tij. Hetuesit besojnë se tragjedia u shkaktua nga mungesa e vëmendjes së djalit të bashkëshortes së viktimës.
I riu dyshohet se e la papagallin të ikte pa mbyllur dritaren në ballkonin e dhomës së gjumit. Kur oficeri e vuri re, shpërtheu një grindje, e cila u përshkallëzua në fyerje, abuzime dhe një goditje me një thikë 30 centimetra në gjoks.
© SYRI.net