Zelensky: I gatshëm të takohem me Putin, do diskutohet dhe shkëmbimi territorit

Zelensky: I gatshëm të takohem me Putin, do diskutohet dhe shkëmbimi territorit

10:25, 19/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin pas takimit që mbajti me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë.

Trump deklaroi se kanë nisur përgatitjet për një takim midis Putinit dhe Zelenskyt, në një vend që do të përcaktohet më vonë. Ndërkohë, Zelensky sqaroi se gjatë bisedimeve me Trumpin është diskutuar çështja e territoreve të pushtuara nga Rusia, përfshirë edhe Krimenë, duke theksuar se “në 1,000 ditët e fundit, ata kanë pushtuar vetëm 1% të tokës ukrainase, por çdo metër katror është i mbuluar me gjakun tonë”.

Ai tha se çështja e territoreve do të trajtohet në bisedimet e tij të drejtpërdrejta me Putinin, ndërsa u bëri thirrje partnerëve evropianë për forcimin e buxhetit të mbrojtjes së Ukrainës. Zelensky pohoi se ende nuk është caktuar një datë për takimin me liderin rus, por nëse Moska propozon një të tillë, ai do ta pranojë.

“Pas këtij takimi, do të kemi një takim trilateral, i cili do të përfshijë dy Presidentët, si dhe mua vetë”, u shpreh Zelensky në Uashington.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco