Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Nder të kemi europianët! Duam të ndalim vrasjet! Zelensky: Duam garanci

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Nder të kemi europianët! Duam të ndalim vrasjet! Zelensky: Duam garanci

21:00, 18/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Në Shtëpinë e Bardhë ka nisur takimi shumëpalësh i Presidentit Donald Trump me presidentin Zelensky dhe liderët europianë për të disktuar në lidhje me paqen Ukrainë – Rusi. Më përpara ata bënë një fotografi të përbashkët.

Presidenti amerikan, Donald Trump,  falënderoi liderët e pranishëm evropianë dhe tha se është nder t’i ketë ata në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se ka qenë një ditë shumë e suksesshme dhe se me Zelenskyn ishin disktuar dhe për 'territoret' . 

“Duam t’i ndalojmë vrasjet dhe ta zgjidhim këtë”, tha Trump.

Ai shtoi se sapo pati nderin të jetë me Zelenskyn dhe diskutimet e tyre “përfshinë shumë çështje”.

Edhe Zelensky vlerësoi tepër të mirë takimin me Trump.

"Patëm një bashkëbisedim shumë të mirë me presidentin Trump. Ishte më i miri. Më fal më i miri do të jetë në të ardhmen. Folëm për garancinë e sigurisë. Siguria mbështetet në SHBA dhe liderët europianë që na mbështesin. Të gjithë duam që të mbarojë lufta dhe të ndalim Rusinë” tha Zelensky

Gjatë takimit bilateral me Donald Trump në Zyrën Ovale, Volodymyr Zelensky dha më shumë detaje mbi garancitë e sigurisë që dëshiron për të vënë fund luftës në Ukrainë. Në përmbledhje, ai u përgjigj “të gjitha”. Por më pas hyri në detaje:

“Së pari, një ushtri e fortë ukrainase: armë, personel, trajnim dhe inteligjencë. Për pjesën tjetër do të diskutojmë me partnerët tanë. Varet nga vendet e mëdha, nga Shtetet e Bashkuara, nga të gjithë miqtë tanë,” tha ai.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco