Atmosfera në Zyrën Ovale në takimin e sotëm ishte shumë më miqësore se sa përplasja e tensionuar që ndodhi në shkurtin e kaluar (2025), hera e fundit kur presidenti Volodymyr Zelensky ishte në të njëjtën dhomë me presidentin Donald Trump.
Ishte e qartë se pala ukrainase kishte kushtuar shumë vëmendje për të siguruar që bisedimet të mos dështonin. Zelensky erdhi me një letër për Trump nga gruaja e tij dhe lavdëroi mesazhin e zonjës së parë amerikane, Melania Trump, për Putinin lidhur me vuajtjet e fëmijëve gjatë luftës.
Pas akuzës së nënpresidentit JD Vance se ishte mosmirënjohës gjatë takimit të shkurtit, Zelensky tha fjalën “faleminderit” katër herë brenda 10 sekondave të parë të fjalimit të tij të shkurtër.
“Faleminderit për ftesën, dhe shumë faleminderit për përpjekjet tuaja, përpjekjet personale, për të ndaluar vrasjet dhe për të ndaluar këtë luftë. Faleminderit që përdorët këtë mundësi, shumë faleminderit për gruan tuaj,” tha ai.
Presidenti ukrainas kishte veshur dhe një kostum të zi — dukshëm një tërheqje pas pakënaqësisë së Trump ndaj uniformës ushtarake që kishte veshur gjatë takimit të fundit në shkurt. Zgjedhja e tij e veshjes solli një moment të lehtë dhe humoristik.
Gazetari: “Dukesh fantastik me këtë kostum”
Trump: Edhe unë ia thashë
Zelensky i drejtohet gazetarit: Jemi me të njëjtin kostum. Unë kam ndryshuar, ndërsa ti jo! (qeshin)
Ndryshe nga takimi i muajit shkurt, delegacioni i Trump-it qëndroi i heshtur gjatë takimit të sotëm. Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff ishin të gjithë ulur në divan në Zyrën Ovale gjatë takimit.
Presidenti Volodymyr Zelensky po takohet me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku janë mbledhur edhe liderë të tjerë evropianë për bisedime.
© SYRI.net