Zelensky në Shtëpinë e Bardhë: Ti japim fund luftës, jemi gati për takim trilateral me SHBA e Rusinë

Zelensky në Shtëpinë e Bardhë: Ti japim fund luftës, jemi gati për takim trilateral me SHBA e Rusinë

19:34, 18/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Zyrën Ovale.

Presidenti  Zelensky u pyet nga gazetarët nëse do të shqyrtonte dorëzimin e territoreve.

"Na duhet ta ndalim luftën, ta ndalim Rusinë" tha ai.

Zelensky theksoi se ukrainasit janë të fortë dhe se ata mbështesin planet e Trump për ta përfunduar luftën në "mënyrë diplomatike".

Të vendosim fundin e luftës, ne jemi të gatshëm për trilateralin” tha Zelensky 

Trump: Nëse gjithçka shkon mirë me Zelensky-n, do të ketë një takim trilateral për të vendosur fundin e luftës”

Nëse gjithçka shkon mirë sot, do të zhvillohet një takim trilateral mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë. Mendoj se ekziston një mundësi e mirë për të arritur qëllimin e vendosjes së fundit të vrasjeve,” deklaroi presidenti amerikan Donald Trump gjatë takimit me presidentin Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale.

Një gazetar i vuri në dukje Zelensky-t se këtë herë kishte veshur kostum

Gazetari: “Dukesh fantastik me këtë kostum”

Trump: Edhe unë ia thashë
Zelensky: Jemi me të njëjtin kostum. Unë kam ndryshuar, ndërsa ti jo! (qeshin) 

Zelensky i dorëzoi Trump-it një letër nga gruaja e tij. Ndërkohë presidenti i SHBA-së deklaroi “Eshtë nder ta kemi këtu Zelensky-n. Ne i duam ukrainasit”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco