Lajmi i fundit

Berisha - Ramës: 200 mijë shqiptarë protestuan mbrëmë kundër teje, jep dorëheqjen...

Gjykata islamike në Indonezi dënon dy burra me rrahje me kamzhik publik për akte homoseksuale

Gjykata islamike në Indonezi dënon dy burra me rrahje me kamzhik publik për akte homoseksuale

20:28, 11/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një gjykatë islame në provincën perëndimore të Indonezisë, Aceh, dënoi të hënën dy burra me rrahje publike me shkop për veprime homoseksuale, në bazë të ligjit të rreptë islamik që zbatohet në këtë rajon.

Sipas vendimit të Gjykatës Shariah në Banda Aceh, të dy të rinjtë, 20 dhe 21 vjeç, u kapën nga policia fetare duke kryer akte seksuale në një tualet publik në parkun Taman Sari, pasi banorët raportuan veprimtarinë e tyre.

Gjykimi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa vendimi u shpall në prani të tre gjyqtarëve. Kryetari i trupit gjykues, Rokhmadi M. Hum, deklaroi se të rinjtë u gjetën “ligjërisht dhe bindshëm” fajtorë për shkelje të ligjit islamik.

Megjithëse prokuroria kërkoi 85 të goditje me shkop për secilin, paneli gjyqësor vendosi një dënim më të lehtë, duke marrë parasysh sjelljen e tyre të mirë në gjykatë, bashkëpunimin me autoritetet dhe mungesën e precedentëve penalë. Gjithashtu, u mor në konsideratë edhe koha që kanë kaluar në paraburgim, duke ulur numrin e rrahjeve me katër goditje.

Aceh është provinca e vetme në Indonezi që zbatohet ligji sharia dhe lejon deri në 100 goditje për shkelje të moralit, përfshirë homoseksualitetin, lidhjet jashtëmartesore, bixhozin dhe pirjen e alkoolit. Ky ligj u miratua në vitin 2006 si pjesë e marrëveshjes së paqes me qeverinë qendrore.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë kritikuar ashpër këtë ligj, duke e cilësuar atë si shkelje të të drejtave ndërkombëtare për minoritetet. Në të njëjtën kohë, Kodi Penal i Indonezisë nuk e kriminalizon homoseksualitetin.

Ky është rasti i pestë që nga hyrja në fuqi e ligjit ku persona dënohen me rrahje publike për homoseksualitet në Aceh. Në shkurt të këtij viti, dy të rinj u dënuan në mënyrë të ngjashme pasi u kapën nga vigjilentë lokalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco