Lajmi i fundit

Berisha - Ramës: 200 mijë shqiptarë protestuan mbrëmë kundër teje, jep dorëheqjen...

Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje godasin Japoninë jugore, mbi 3 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre

Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje godasin Japoninë jugore, mbi 3 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre

13:59, 11/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritetet japoneze u bënë thirrje të hënën miliona njerëzve të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa shirat  e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke në Japoninë jugperëndimore , duke lënë disa persona të zhdukur. 

Pamjet e transmetuara në televizionin japonez treguan shtëpi, dyqane dhe automjete të zhytura në ujë deri në një metër të lartë në shumë zona të prefekturës Kumamoto.

Brenda një periudhe gjashtëorëshe këtë mëngjes, më shumë se 37 centimetra shi ranë në qytetin e Tamanës, qyteti më i goditur, që është një rekord lokal, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

“Situata paraqet një rrezik vdekjeprurës”, paralajmëruan meteorologët, duke shtuar se “kërkohet vigjilencë maksimale”. 

Paralajmërime dhe kërkesa për evakuim u lëshuan për më shumë se tre milionë banorë në Japoninë jugperëndimore, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive. Rreth 384,000 njerëz, kryesisht në prefekturën Kumamoto, janë vendosur në nivelin më të lartë të alarmit, tha agjencia.

Në Misato, një qytet tjetër në prefekturë, ekipet e shpëtimit po punonin për të ndihmuar një burrë të moshuar të bllokuar brenda shtëpisë së tij, e cila u godit gjithashtu nga një rrëshqitje dheu, tha një zyrtar lokal për AFP-në.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco