Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë mbrëmjen e sotme, ku si pasojë e lëkundjeve disa ndërtesa u shembën.
Ndërkohë Ekipet e Emergjencave dhe Menaxhimit të Fatkeqësive po vijojnë punën për shpëtimin e jetëve njerëzore, të cilët mbetën në rrënoja. Tërmet me magnitudë 6.1, me epiqendër në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir, goditi në orën 7:53 të mbrëmjes, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll dhe Izmir.
LEXO EDHE: Tërmeti godet Turqinë perëndimore. Ja sa ishte magnituda
Sipas mediave turke disa persona janë shpëtuar nga rrënojat. Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që ndodhi në orën 19:53 në lagjen Sındırgı të Balıkesirit u regjistrua nga kamerat e sigurisë. Pamjet filmike tregonin momentet kur produktet binin nga raftet dhe qytetarët iknin të panikosur për shkak të lëkundjeve të forta.
Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, deklaroi se ekipet po kryenin punë për vlerësimin e dëmeve në terren pas tërmetit me magnitudë 6.1 në rrethin Sındırgı të Balıkesirit. Kurum u bëri thirrje qytetarëve të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara gjatë kësaj periudhe.
"Ne jemi në gatishmëri me të gjitha njësitë tona dhe po vlerësojmë çdo raport që marrim. Po monitorojmë zhvillimet dhe u urojmë të gjithë qytetarëve shërim të shpejtë”, thuhet në reagimin e ministrit.
© SYRI.net