'Pushtimi i Gazës'/ Rusia, Italia e shumë shtete kundër planit Izraelit! Në Londër protestë pro Palestinës, 365 të arrestuar

'Pushtimi i Gazës'/ Rusia, Italia e shumë shtete kundër planit Izraelit! Në Londër protestë pro Palestinës, 365 të arrestuar

20:29, 09/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vendimi i Izraelit për të pushtuar Gazën vijon të ketë kundërshti, ndërsa mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit që duhej të mbahej sot, është shtyrë. 

Ndërsa Trump për momentin hesht e Berlini pezulloi furnizimet me armë për Izraelin, shtete të tjera janë renditen kundër planit izraelit. Ministrat e Jashtëm të Francës, Kanadasë, Austrisë dhe Norvegjisë kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët së bashku me homologët e tyre nga Italia, Australia, Gjermania, Zelanda e Re dhe Mbretëria e Bashkuar, duke dënuar me forcë vendimin e Kabinetit të Sigurisë izraelit për të nisur një operacion të mëtejshëm ushtarak në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës.

Edhe Moska ka dënuar dhe refuzon planin izraelit, deklaron ministria e Jashtme e Moskës.

“Zbatimi i këtyre planeve rrezikojnë të përkeqësojë më tej situatën tashmë jashtëzakonisht dramatike në enklavën palestineze, e cila ka të gjitha tiparet e një katastrofe humanitare,” thuhet në deklaratën e Moskës.

11 te vdekur nga uria, 20 nga plumbat izraelite

Ndërkohë 11 palestinezë të tjerë në Rripin e Gazës kanë vdekur nga uria gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar numrin total të vdekjeve të lidhura me urinë në 212 bëjnë të ditur zyrtarëve shëndetësorë. Ndërkohë Al Jazeera shkruan se të paktën 20 persona janë vrarë nga plumbat izraelite.

Hamasi mund të ulet në tryeze

Ndërkohë një zyrtar anonim izraelit i tha televizionit Keshet 12 se e konsideron të mundur rikthimin e Hamasit në tryezën e negociatave.

“Me Rripin e Gazës të përmbytur nga ndihmat humanitare, fushata e urisë e Hamasit po zbehet,” tha burimi. “Hamas e di se i ka bërë dëm vetes me videot e pengjeve të uritura dhe, për këtë arsye, nuk përjashtohet mundësia që ata të kthehen në negociata.” Sipas zyrtarit, “ndërmjetësit tashmë po shohin shenja pozitive në këtë drejtim”

Protesta në Londër

Në qendër të Londrës u arrestuan 365 persona gjatë demonstratës më të madhe në mbështetje të Palestine Action që nga shpallja e këtij grupi si organizatë terroriste. Grupi aktivist organizon protesta dhe veprime direkte për të mbështetur kauzën palestineze dhe kundërshton politikat e Izraelit.

Deri në mesditën e së shtunës, qindra persona ishin mbledhur në Sheshin e Parlamentit për një demonstratë të organizuar nga grupi aktivist Defend Our Juries, i cili tha se “rreth 1,000 persona me pankarta” kishin marrë pjesë.

Policia vlerësoi se në fillim të demonstratës në shesh ishin midis 500 dhe 600 persona, por “shumë” prej tyre nuk morën pjesë aktivisht.  Deri në orën 18:00, u raportuan për 365 persona të arrestuar.

Vendimi i ministres së Brendshme, Yvette Cooper, për të ndaluar Palestine Action u mor muajin e kaluar. Ky ndalim nënkuptonte se anëtarësia ose mbështetja për këtë grup përbënte një vepër penale që dënohet me burg deri në 14 vjet.

Plani

 Plani izraelit parashikon të pushtojë fillimisht qytetin e Gazës, duke evakuuar një milion banorë brenda datës 7 tetor, përvjetorit të masakrës së Hamasit.E ndërsa fraksioni islamik paralajmëron: “Nuk do të jetë piknik”, ushtria izraelite (IDF) mbetet kundër deri në fund.

Pavarësisht këtij plani për t'i zhvendosur me forcë në zona përqendrimi në jug, shumë palestinezë në qytet po refuzojnë të largohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco