Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 46 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Brazil.
Një autobus dhe një kamion u përplasën në shtetin qendror-perëndimor të Mato Grosso, ku autobusi shpërtheu në flakë pas përplasjes. Nga 46 të plagosurit, 12 ndodhen në gjendje të rëndë, përfshirë edhe shoferin e kamionit, 26 janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 8 kanë pësuar lëndime të lehta.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të panjohura.
Ngjarja ndodhi në autostradën BR-163, e cila në vitin 2024 ka regjistruar gjithsej 1,304 aksidente trafiku, nga të cilat 65 kanë qenë fatale. Vetëm nga janari deri në qershor të këtij viti, në këtë autostradë kanë humbur jetën 40 persona.
Uma batida entre uma carreta e um ônibus de viagem deixou 11 mortos e 46 feridos, no km 648 da BR-163, em Lucas do Rio Verde, a 360 km de Cuiabá, na noite de sexta-feira (8).
— Jornal O Sul (@OSul_noticias) August 9, 2025
➡️https://t.co/SAQyWiCw9G pic.twitter.com/8N90PQOFUU
© SYRI.net