Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka "shprehur zhgënjimin e tij" ndaj kancelarit gjerman Friedrich Merz, pasi Gjermania njoftoi se do të pezullojë eksportet ushtarake drejt Izraelit që mund të përdoren në Gaza.
Zyra e Netanyahut thotë se Gjermania po "shpërblen terrorizmin e Hamasit" në vend që të mbështesë luftën e Izraelit kundër Hamasit.
Midis sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe mesit të majit 2025, Gjermania ka miratuar eksporte pajisjesh ushtarake drejt Izraelit me vlerë 485 milionë euro (421 milionë paund), sipas një përgjigjeje parlamentare në qershor.
© SYRI.net