Merzi planifikon të marrë së shpejti një vendim për sanksione të mundshme kundër Izraelit. Si e konsiderojnë njerëzit në Gjermani kursin e kancelarit në këtë çështje?
Përparësi kryesore fati i pengjeve
Sipas anketimit "Deutschlandtrend" të zhvilluar nga korporata radio-televizive publike gjermane, ARD, për njerëzit në Gjermani, mbetet përparësi kryesore fati i pengjeve që mbahen ende robër nga grupi terrorist islamist Hamas. Një shumicë e madhe mendon se kancelari duhet ta shtojë presionin për ta detyruar Izraelin të ndryshojë qasjen e tij ndaj palestinezëve.
Si Merz ashtu edhe paraardhësi i tij socialdemokrat, Olaf Scholz, kanë theksuar vazhdimisht se ndjejnë një përgjegjësi të veçantë nga ana e Gjermanisë për ekzistencën e Izraelit. Por nga të anketuar për programin e ARD "Deutschlandtrend" vetëm 31 përqind vazhdojnë të mendojnë kështu, pra pesë përqind më pak nga sondazhi i mëparshëm i zhvilluar në muajin shkurt.
Për emisionin aktual ARD-Deutschlandtrend instituti i hulumtimit të opinionit publik infratest-dimap anketoi 1,321 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë përfaqësuese në periudhën 4 deri më 6 gusht të këtij viti./ DW/
© SYRI.net