Infermierja pa licencë arrestohet në Florida, ka punuar me diplomë të falsifikuar dhe ka trajtuar 4 mijë pacientë

Infermierja pa licencë arrestohet në Florida, ka punuar me diplomë të falsifikuar dhe ka trajtuar 4 mijë pacientë

20:14, 07/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 29-vjeçare është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për mashtrim dhe falsifikim të diplomës.

Mësohet se 29-vjeçarja ishte punësuar në një spital si infermiere, duke paraqitur një diplomë të falsifikuar, ndërkohë në realitet ajo nuk kishte studiuar për infermieri.

Gjatë hetimit, hetuesit zbuluan se 29-vjeçarja kishte ofruar shërbime mjekësore për 4,486 pacientë midis qershorit 2024 dhe janarit 2025.

Ajo akuzohet për paraqitjen e dokumenteve të rreme dhe dhënien e një numri licence që i përkiste një infermiereje me të njëjtin emër, e cila ishte punësuar në një spital tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco