Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Rusia dhe Ukraina përfshihen në një luftë dronësh

Rusia dhe Ukraina përfshihen në një luftë dronësh

14:18, 04/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një gjendje gatishmërie është shpallur në të gjithë Ukrainën pas ngritjes së një avioni luftarak, tip ”MiG-31K” në Rusi, raporton Ukrinform.

E gjithë Ukraina është në rrezik nga raketat! Një MiG-31K është regjistruar duke u ngritur”, njoftoi Forca Ajrore e Kievit në Telegram.

Lufta me dronë midis Ukrainës dhe Rusisë vazhdon gjatë natës, ndërsa Zelensky bën thirrje për një takim të ri me Moskën në Stamboll. Trenat u ndaluan këtë mëngjes në stacionin rus në Volgograd, i cili u godit gjatë natës nga një sulm me dronë ukrainas.

Mbrojtja ajrore zmbrapsi një sulm masiv me dronë në rajonin jugor rus të Volgogradit”, tha guvernatori Andrey Bocharov.

Disa dronë u rrëzuan në fusha, duke shkaktuar zjarre në shkurre, por një zjarr më i madh shpërtheu në stacionin e trenit ”Archeda” në qytetin Frolovo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco