Franca do të njohë shtetin Palestinez në shtator, Macron: Nuk ka alternativë tjetër

Franca do të njohë shtetin Palestinez në shtator, Macron: Nuk ka alternativë tjetër

22:12, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në një njoftim që do ta bëjë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

“Besnike ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca ta njohë shtetin e Palestinës,” shkroi Macron në rrjetin X.

“Sot, nevoja urgjente është t’i jepet fund luftës në Gaza dhe të shpëtohet popullsia civile,” vijoi ai, duke ritheksuar thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm, ndihmë humanitare për Gazën, lirimin e të gjithë pengjeve dhe çmilitarizimin e Hamasit.

Macron shtoi: “Duhet të ndërtojmë shtetin palestinez, të garantojmë qëndrueshmërinë e tij dhe, përmes pranimit të çmilitarizimit dhe njohjes së plotë të Izraelit, ai të kontribuojë në sigurinë e të gjithë rajonit. Nuk ka alternativë tjetër.”

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Nowl Barrot, tha se konsulli në Jerusalem i ka dorëzuar një letër nga Macron Autoritetit Palestinez, duke shprehur këtë qëndrim. Barrot njoftoi se do ta riafirmojë këtë angazhim të Francës në OKB të hënën.

Në rrjetin X, nënkryetari i Autoritetit Palestinez, Hussein Al Sheikh, falënderoi Macron për letrën drejtuar presidentit Mahmoud Abbas, shkruan CNN. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco