Trageti i pasagjerëve me 116 persona fundoset në brigjet e Gujanës

Trageti i pasagjerëve me 116 persona fundoset në brigjet e Gujanës

14:19, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një traget pasagjerësh që transportonte 116 persona filloi të fundosej në brigjet e Gujanës, duke shkaktuar një operacion të madh kërkim-shpëtimi.

Të paktën 53 persona janë shpëtuar pasi anija MV Barima dërgoi një thirrje për ndihmë të shtunën vonë gjatë një udhëtimi nga Georgetown në Port Kaituma.

Roja bregdetare e Guajanës mori një thirrje për ndihmë rreth orës 23:00 dhe iu përgjigj së bashku me anije private.

Kryeministri Mark Phillips i tha AFP-së se operacioni i kërkim-shpëtimit do të vazhdojë edhe gjatë ditës dhe se ai priste që numri i personave të shpëtuar të rritej. Ai ndau një përditësim dhe foto të operacionit të shpëtimit në Facebook.

Juan Edghill, një ministër i qeverisë, tha në një video të postuar në Facebook se ekipet mjekësore ishin dërguar në zonë për t'u kujdesur për të mbijetuarit e sjellë në breg nga roja bregdetare dhe anije të tjera shpëtimi.

Edghill tha se trageti ishte i pajisur me 250 jelekë shpëtimi, dy gomone të forta shpëtimi dhe gjashtë gomone të fryra.

Anija MV Barima u ndërtua në vitin 1939 dhe është rreth 40 metra e gjatë, sipas faqes së internetit të gjurmimit detar VesselFinder.

Trageti operon rregullisht midis Georgetown dhe Port Kaituma, duke transportuar pasagjerë dhe mallra në komunitetet në Distriktin Veriperëndimor të Gujanës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco