Hetimet mbi shpërthimin e fuqishëm që ndodhi në një qendër trajnimi të Departamentit të Sherifit të Qarkut të Los Angeles në zonën lindore të qytetit po vazhdojnë, ndërsa burime të zbatimit të ligjit i kanë thënë rrjetit amerikan CBS se ngjarja nuk lidhet me ndonjë pjesë të planifikuar të trajnimit.
Sipas këtyre burimeve të paidentifikuara, materiali shpërthyes që dyshohet të ketë shkaktuar shpërthimin u gjet një ditë më parë, dhe nuk konsiderohet si një pajisje shpërthyese e improvizuar (IED). Megjithatë, zyrtarët kanë theksuar se shpërthimi nuk është rezultat i ndonjë skenari trajnimi të planifikuar apo të autorizuar.
Incidenti, i cili ndodhi mëngjesin e së premtes, ka shkaktuar shqetësim të madh në mesin e komunitetit dhe autoriteteve lokale. Deri tani, nuk është bërë i ditur bilanci përfundimtar i të lënduarve apo dëmeve materiale, ndërsa ekipet hetimore po vazhdojnë punën për të zbardhur rrethanat e plota të shpërthimit.
Zyrtarët nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për natyrën e materialeve të përfshira, ndërsa pritet një konferencë për shtyp nga autoritetet e sherifit apo agjencitë federale që janë përfshirë në hetim.
© SYRI.net