Papa ripërsërit thirrjen për armëpushim në Gaza pas sulmit ndaj famullisë katolike

Papa ripërsërit thirrjen për armëpushim në Gaza pas sulmit ndaj famullisë katolike

15:15, 17/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Papa Leo XIV ka përsëritur thirrjet e tij për “një armëpushim të menjëhershëm” në Gaza, pas një sulmi ushtarak ndaj Famullisë Katolike të Familjes së Shenjtë.

Në një telegram të nënshkruar nga Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit të Vatikanit në emër të tij, Ati i Shenjtë shprehu hidhërim të thellë për humbjen e jetëve dhe për lëndimet e shkaktuara nga sulmi.

Ai i përcolli gjithashtu afërsinë e tij shpirtërore famullitarit, At Gabriel Romanelli—i cili u plagos gjatë sulmit—si dhe të gjithë komunitetit famullitar.
Papa ia la shpirtrat e të ndjerëve “mëshirës së dashur të Zotit të Plotfuqishëm” dhe ofroi lutje për shërimin e të plagosurve dhe ngushëllimin e atyre që janë në zi.

Së fundmi, ai përsëriti thirrjen e tij për paqe dhe për një armëpushim, dhe shprehu "shpresën e tij të thellë për dialog, pajtim dhe paqe të qëndrueshme në rajon".

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, që nga 7 tetori 2023, mbi 60,200 persona (58,313 palestinezë dhe 1,983 izraelitë) janë raportuar të vrarë në luftën e Gazës./ Vatican News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco