EUROPOL shkatërron rrjetin ndërkombëtar të drogës, 7 të arrestuar, sekuestrohen e 600 kg lëndë narkotike dhe 5 mln euro

EUROPOL shkatërron rrjetin ndërkombëtar të drogës, 7 të arrestuar, sekuestrohen e 600 kg lëndë narkotike dhe 5 mln euro

12:31, 17/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një rrjet evropian i trafikimit të drogës është shkatërruar, në një operacion të përbashkët nga autoritetet belge, holandeze dhe britanike, me shtatë persona të arrestuar dhe 5 milionë euro (5.80 milionë dollarë) të sekuestruara, tha të enjten organi policor pan-evropian, Europol, pas 11 kontrolleve në disa banesa, kryeissht: 9 në Belgjikë, 1 në Mbretërinë e Bashkuar dhe 1 në Holandë.

Autoritetet bënë të mundur gjithashtu sekuestrimin e më shumë se 600 kg drogë, përfshirë ketaminë, amfetamina, kanabis, heroinë dhe kokainë.

Trafikantët kryesisht merreshin me ketaminë, së bashku me produkte të tjera si kokaina dhe heroina, dhe i fshihnin drogat në pako postare, ndër të tjera, tha ajo.

"Autorët vepronin jo vetëm brenda Evropës Perëndimore, por ishin të shpërndarë në rajone të shumta anembanë botës. Ata përdorën një sërë metodash të sofistikuara për të trafikuar drogë nëpër Evropë pa u zbuluar, duke përfshirë kamionë me drogë të fshehur në ngarkesa dhe pako postare, të cilat u kapën në Belgjikë", thuhet në deklaratën e Europolit.

Hetimet kishin nisur që në shtator 2024, ndërsa u finalizua këtë të enjte me arrestime në tre vende evropiane.  

Trafikimi i drogës është një krim dinamik me potencial të lartë destabilizues, duke pasur parasysh lidhjen e tij me dhunën, korrupsionin, infiltrimin në ekonominë ligjore dhe ndërlidhjet në mbarë botën. Europoli e identifikon trafikimin e drogës, si një nga kërcënimet kryesore për sigurinë e brendshme të BE, ndëraa OKB-ja tha muajin e kaluar se tregtia globale e kokainës ishte në nivele rekord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco