Gaza/ Tetë të plagosur në bastisjen e kishës, përfshirë famulltarin Romanelli. Meloni: Sulmet izraelite, të papranueshme!

Gaza/ Tetë të plagosur në bastisjen e kishës, përfshirë famulltarin Romanelli. Meloni: Sulmet izraelite, të papranueshme!

11:24, 17/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një Kishë e Shenjtë në Gaza u godit nga një bastisje izraleite, ndërsa si pasojë e dhunës, mbetën të plagosur 8 perosna, mes tyre dy gra.

Fillimisht, ato u raportuan të vdekura, referuar burimeve pranë Patriarkanës, raporton ANSA, pasi "nuk tregonin shenja jete", ndërsa tashmë ndodhen në siptal, në gjendje të rëndë pë rjetën.

"Jeta e tyre është ende në rrezik dhe nuk e dimë nëse do t'ia dalin mbanë", shpjeguan për ANSA burime pranë Patriarkanës Latine të Jerusalemit.

Në total, tetë persona u plagosën: dy gra, dy burra të plagosur rëndë dhe katër të tjerë me lëndime më pak serioze, përfshirë famullitarin, At Gabriel Romanelli.

Sipas ANSA-s, burime pranë Patriarkanës së Jerusalemit kanë zbuluar se Izraeli e justifikoi veten, duke pretenduar se ishte "një gabim në të shtëna". 

Ndërkohë sulmet izraleite në Kishë, i dënoi edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila I cilësoi të papranueshme dhe të pajustifikueshme

"Bastisjet izraelite në Gaza goditën edhe Kishën e Familjes së Shenjtë. Sulmet kundër popullsisë civile që Izraeli ka kryer prej muajsh janë të papranueshme. Asnjë veprim ushtarak nuk mund ta justifikojë një qëndrim të tillë", deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni.

Dhjetëra palestinezë u vranë dhe u plagosën këtë mëngjes gjatë sulmeve ajrore izraelite në disa zona të Rripit të Gazës. Korrespondenti i Ëafa-s raportoi se një burrë, gruaja e tij dhe pesë fëmijët e tyre u vranë kur avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një shtëpi në Jabalia al-Balad, në veri të Rripit të Gazës.

Në lagjen al-Zeitoun, në juglindje të qytetit të Gazës, katër persona u vranë dhe të tjerë u plagosën në një sulm ndaj një shtëpie pranë Shkollës Imam al-Shafi'i.
Një person tjetër u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ndaj një ndërtese në perëndim të qytetit të Gazës. Në kampin e refugjatëve al-Nuseirat, katër palestinezë u vranë në një bombardim artilerie, që shënjestroi një grup banorësh pranë fabrikës së vajit të ullirit Abu Odeh, në lindje të kampit.

Katër të tjerë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm izraelit, ndaj një tendë që strehonte njerëz të zhvendosur brenda shkollës Abu Helou në kampin e refugjatëve al-Bureij, në Rripin qendror të Gazës. Një person tjetër u vra në një sulm ndaj një tubimi qytetarësh pranë stacionit të benzinës Bahloul në lagjen al-Nasr, në perëndim të qytetit të Gazës./ ANSA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco