Bahreini ka njoftuar të mërkurën një paketë investimesh prej mbi 17 miliardë dollarësh në Shtetet e Bashkuara, gjatë një takimi mes Princit të kurorës së këtij vendi dhe Presidentit amerikan Donald Trump.
Marrëveshja u shpall gjatë bisedimeve që u përqendruan në çështje të tregtisë, sigurisë rajonale dhe kërcënimit të përbashkët nga Irani.
Në kuadër të kësaj pakete investimesh, Bahreini pritet të nënshkruajë një kontratë prej 7 miliardë dollarësh për linjën ajrore kombëtare Gulf Air, e cila përfshin blerjen e 12 avionëve nga kompania amerikane Boeing, me një mundësi për të shtuar edhe gjashtë të tjerë. Gjithashtu, marrëveshja përfshin dhe furnizimin me 40 motorë të prodhuar nga General Electric.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë e përshkruan këtë nismë si një hap konkret për thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, duke theksuar rolin e rëndësishëm të partneritetit SHBA–Bahrein në ruajtjen e stabilitetit në Gjirin Persik. Kjo është një nga marrëveshjet më të mëdha të shpallura nga një vend i Gjirit gjatë mandatit aktual të Presidentit Trump./ Reuters - Syri.Net
© SYRI.net