SHBA i bën thirrje Sirisë të tërheqë ushtrinë nga Suweida pas përplasjes me luftëtarët druze

SHBA i bën thirrje Sirisë të tërheqë ushtrinë nga Suweida pas përplasjes me luftëtarët druze

20:51, 16/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar qeverisë siriane të tërheqë forcat ushtarake nga qyteti Suweida, pas përleshjeve të fundit mes ushtrisë dhe luftëtarëve lokalë druze. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tami Bruce, deklaroi për Fox News se një tërheqje e tillë do të ndihmonte në uljen e tensioneve dhe arritjen e një qetësimi të situatës.

“Kërkojmë nga qeveria siriane të tërheqë ushtrinë për të lejuar një de-përshkallëzim të menjëhershëm nga të gjitha palët,” tha Bruce, pak pasi u njoftua se ishte arritur një marrëveshje për armëpushim.

Ndërkohë, Siria i është drejtuar Kombeve të Bashkuara me një kërkesë për të thirrur urgjentisht Këshillin e Sigurimit, me qëllim diskutimin e “pasojave të agresionit izraelit në territorin sirian”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco