Izraeli ka goditur selinë e ushtrisë siriane dhe zonën pranë pallatit presidencial në Damask, në përgjigje të përplasjeve mes trupave siriane dhe luftëtarëve druzë në Suvejda, në jug të Sirisë.
Sipas një përditësimi nga Ministria e Shëndetësisë së Sirisë, sulmet izraelite kanë shkaktuar vdekjen e një civili dhe plagosjen e 18 personave të tjerë, shkruan BBC.
Ndërkohë pamjet dramatike të publikuara në rrjetet sociale tregojnë shpërthimet që ndodhën gjatë transmetimeve televizive live, të cilat u ndërprenë papritur nga shpërthimet.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi sulmin, duke e cilësuar atë si një veprim paralajmërues për të mbrojtur pakicën druze, e cila shihet si një aleat i mundshëm.
© SYRI.net