‘Asnjë avion nuk shkon në Ruanda me qeverinë Laburiste’, Starmer: Do anulojmë skemën e Sunak

‘Asnjë avion nuk shkon në Ruanda me qeverinë Laburiste’, Starmer: Do anulojmë skemën e Sunak

20:07, 10/05/2024
A+ Aa A-

‘Asnjë fluturim për të deportuar emigrantë në Ruandë nuk do të ngrihet nën drejtimin e një qeveri laburiste’. Kështu ka deklaruar lideri i Laburistëve britanikë, Sir Keir Starmer, duke shprehur kundërshtinë e tij të fortë për planin e qeverisë Sunak.

Udhëheqësi laburist i tha redaktores politike të Sky News, Beth Rigby, se ai dëshiron të shfuqizojë skemën, e cila synon të dërgojë në Ruanda azilkërkuesit që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar përmes kanalit Anglez.

‘Nuk do të ketë fluturime. Unë dua të anuloj skemën, që të thotë se asnjë fluturim nuk do të ndodhë. Nuk do të ketë fluturime të planifikuara apo nisje pas zgjedhjeve të përgjithshme nëse laburistët i fitojnë ato. Asnjë fluturim, asnjë skemë Ruanda, është një mashtrim, është shumë i shtrenjtë, nuk do të funksionojë’, tha ai.

Sir Keir njoftoi më herët planin e tij për të trajtuar kalimet me gomone, i cili përfshinte gjithashtu një Komandë të re të Sigurisë Kufitare me ‘qindra hetues specialistë’, kompetenca të reja kundër terrorizmit për të shënjestruar kontrabandistët e njerëzve, shpresat për një partneritet me Europolin dhe procedura azili të bazuara në një sistem të ri.

Rishi Sunak e ka cilësuar planin e kreut të Laburistëve si hipokrizi dhe tha se gjithçka që Starmer njoftoi sot ‘janë të gjitha gjëra që Konservatorët tashmë po bëjnë’.

 ‘Ne i kemi shpallur të gjitha këto masa më shumë se një vit më parë. Pyetja për Keir Starmer nëse ai interesohet kaq shumë për këtë skemë, është pse ai votoi kundër ligjeve të reja që miratuam për t'u dhënë oficerëve tanë të zbatimit të ligjit kompetenca të reja? Ata i kanë përdorur tani për të arrestuar pothuajse 8,000 njerëz të lidhur me migracionin ilegal, i kanë dënuar me qindra vjet burg. Dhe nëse do të ishte në dorën e tij, të gjithë ata njerëz do të dilnin në rrugët tona, kështu që unë mendoj se është hipokrizi e pozitës së tij’, iu përgjigj Sunak. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco