Gjykata spanjolle pushon çështjen kundër Shakirës për mashtrim tatimor

Gjykata spanjolle pushon çështjen kundër Shakirës për mashtrim tatimor

14:02, 10/05/2024
A+ Aa A-

Një hetim i dytë mbi mashtrimin e dyshuar tatimor të këngëtares kolumbiane është mbyllur nga prokurorët spanjollë për shkak të mungesës së provave.

Një gjykatë spanjolle e ka pushuar përkohësisht hetimin e saj për një rast të dyshuar mashtrimi tatimor nga ylli i popit Shakira, pas një rekomandimi nga prokurorët.

Këngëtarja kolumbiane ishte nën hetim për mospagimin e 6.7 milionë eurove taksë mbi të ardhurat e saj në vitin 2018 duke përdorur një kompani offshore, gjë të cilën e mohoi.

Prokurorët e shtetit, të cilët e ngritën çështjen në korrik 2023, rekomanduan mbylljen e hetimit, duke përmendur "provat e pamjaftueshme".

Gjykata ra dakord, duke e lënë çështjen një ditë më pas për shkak se nuk kishte më një akuzë.

 “Nuk ka asnjë provë që mund të vërtetojë se Shakira Isabel M. R. kishte harruar me vetëdije dhe vullnetarisht informacionin dhe dokumentacionin me rëndësi tatimore”, tha gjykata hetuese në një deklaratë.

Nëse vendimi nuk apelohet nga prokurorët brenda një jave, ai do të jetë përfundimtar.

Kjo ishte hera e dytë që këngëtarja e 'Hips Don't Lie' akuzohej për evazion fiskal.

Në nëntor 2023, ajo arriti një marrëveshje me prokurorët (në vetëm tetë minuta) pasi pranoi që nuk i kishte paguar qeverisë spanjolle 14.5 milionë euro midis viteve 2012 dhe 2014 dhe ra dakord të paguante një gjobë prej afro 7.8 milionë eurosh.

Shakira, emri i plotë i së cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll, jetonte në Barcelonë deri rreth vitit 2022 me ish-partnerin e saj, futbollistin në pension Gerard Piqué dhe dy fëmijët e tyre.

Pas ndarjes së çiftit, ajo u transferua në Majami, SHBA - dhe publikoi një këngë hakmarrëse të ashpër ndaj tij.

Pavarësisht betejave të saj të fundit ligjore, Shakira u nderua me një statujë gjigante prej bronzi në qytetin e saj kolumbian të Barranquilla në fund të vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco