Polonia do t'i mbajë të qëndrueshme normat e interesit mes frikës së ngadalësimit të ekonomisë

Polonia do t'i mbajë të qëndrueshme normat e interesit mes frikës së ngadalësimit të ekonomisë

13:11, 09/05/2024
A+ Aa A-

Pavarësisht rënies së inflacionit, Guvernatori i bankës qendrore të Polonisë mbetet i shqetësuar se ai mund të ringrihet për shkak të taksave më të larta të ushqimit dhe heqjes së mundshme të kufijve të çmimeve të energjisë.

Banka qendrore e Polonisë pritet të mbajë të pandryshuara normat e interesit në 5.75% në mbledhjen e shtatë radhazi, ka zbuluar një sondazh i Bloomberg me 27 ekonomistë.

Guvernatori i Bankës Qendrore Adam Glapinski tha muajin e kaluar se ai nuk do të ulte kostot e huamarrjes, duke përmendur shqetësimet për një rritje të mundshme të inflacionit për shkak të taksave më të larta të ushqimit dhe heqjes së mundshme të kufijve të çmimeve të energjisë.

Norma vjetore e inflacionit të Polonisë ra në mars në 1.9% nga 2.8% që ishte muajin e kaluar dhe duke mposhtur pritjet e tregut prej 2.2%.

Megjithatë, Këshilli i Politikës Monetare (KPM) theksoi "pasigurinë thelbësore" në lidhje me luhatjet e inflacionit, të ndikuar kryesisht nga politikat fiskale dhe rregullatore, si dhe nga ritmi i rimëkëmbjes ekonomike dhe kushtet e tregut të punës në Poloni.

Në ndryshim nga Glapinski, ministri i financave Andrzej Domanski sugjeroi muajin e kaluar se normat më të ulëta mund të japin përfitime në buxhet dhe ekonomi. Megjithatë, brenda MPC-së prej 10 anëtarësh, vetëm një pakicë mbështet rivendosjen e uljes së normave, në pritje të konfirmimit se planet e qeverisë për çmimet e energjisë nuk do të shkaktojnë inflacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco