Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah, publikohen pamjet nga fushëbeteja

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah, publikohen pamjet nga fushëbeteja

18:47, 08/05/2024
A+ Aa A-

Izraeli tha më herët se po kryente një “operacion të saktë kundër terrorizmit në zonën e specifikuar të Rafahut Lindor”.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se po kryenin operacionin për “eliminimin e terroristëve të Hamasit brenda zonave të veçanta të Rafahut Lindor”.

Një video u publikua më vonë që tregonte disa ushtarë duke shtënë me armë nga një dritare e një ndërtese.

 

Megjithatë, videoja nuk është e qartë nëse është filmuar apo jo në qytetin e Rafah, raporton skynews.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara janë kundër intervenimit ushtarak izraelit në këtë qytet, të cilën gjë nuk po e përfill Izraeli.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant ka kërcënuar se do të thellojë ofensivën ushtarake në Rafah nëse marrëveshja për sjelljen e pengjeve në shtëpi nuk bën përparim me Hamasin.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze më 7 tetor pas sulmit terrorist të Hamasit në shtetin izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco