Rritet popullariteti i Trump në bastionet e majta, punëtori njujorkez bëhet viral me fjalët e tij për Biden-in

11:11, 27/04/2024
A+ Aa A-

Fjalët e sinqerta të një punëtori ndërtimi për presidentin Biden pasi mori pjesë në vizitën e Donald Trump-it në një kantier ndërtimi në Manhattan janë bërë virale, duke bërë jehonë me shumë në rrjetet sociale. Qindra punëtorë ndërtimi dhe mbështetës u mblodhën për të parë Trump-in, madje në një zonë tradicionalisht liberale.

Image

Kur u pyet nga një gazetar i Newsmax, i cili tha se kishte parë shumë mbështetës të Trump-it në Manhattan, punëtori u përgjigj plot vetëbesim, "Jo, aspak. Tani vala po kthehet. Është sërish radha e Trump-it". Dhe kur u pyet për mesazhin e tij për Biden-in, ai tha troç: "Ik p*rdhu."

Image

Kjo përgjigje ka marrë lëvdata në internet, me shumë njerëz që e shohin punëtorin si një përfaqësim të klasës punëtore dhe ndjesisë së shumicës së njerëzve në Amerikë.

Vizita e Trump-it në kantierin e ndërtimit u prit me thirrjet "SHBA, SHBA", ndërsa ai bashkëveproi me punëtorët e sindikatave, firmosi kapele të MAGA-s dhe kritikoi presidentin Biden, të cilin ai e quajti presidenti më i keq në histori.

Mbështetësit, disa të cilët mbërritën që në orën 4 të mëngjesit, vunë  kapele të MAGA-s dhe mbanin flamuj, duke shprehur mbështetjen e tyre për Trump-in. Mbërritja e autokolonës së Trump-it u prit me brohoritje dhe duartrokitje, dhe ai kaloi rreth 30 minuta duke bashkëvepruar me mbështetësit para se të largohej.

Ndërsa Trump vizitoi Nju Jorkun, Biden ishte gjithashtu në të njëjtin shtet, duke promovuar axhendën e tij ekonomike dhe duke marrë pjesë në një aktivitet fushate./Daily Mail - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco